Beyoncé ka njoftuar një turne botëror me 43 data në mbështetje të albumit të saj të njohur “Renaissance”, duke përfshirë pesë netë në MB. Shfaqjet do të fillojnë në Suedi më 10 maj, përpara se të zbarkojnë në stadiumin “Principality të Cardiff-it” një javë më vonë.
Datat e tjera në Mbretërinë e Bashkuar do të zhvillohen në Edinburgh më 20 maj, në Sunderland më 23 maj dhe në stadiumin Tottenham Hotspur të Londrës më 29 dhe 30 maj. Kërkesa për bileta pritet të jetë e madhe për turneun e saj të parë solo që nga viti 2016.
Një seri para-shitjesh për shfaqjet e yllit në Mbretërinë e Bashkuar do të fillojë të enjten, përpara se biletat të dalin në shitje të përgjithshme të martën. Në Amerikën e Veriut, fansave u kërkohet të regjistrohen për procesin e “Ticketmaster’s Verified Fan”, për të cilin kompania thotë se do të filtrojë shitjet, përpara se të hapen parashitjet e biletave të hënën.
Ata që janë regjistruar do të futen në një “proces lotarie” nëse kërkesa tejkalon numrin e biletave të disponueshme. Javën e kaluar, Beyoncé mbajti koncertin e saj të parë në krye të katër viteve në hapjen e një hoteli luksoz në Dubai, por nuk luajti asnjë nga materialet e saj të reja.
Ajo thuhet se u pagua 24 milionë dollarë (19.4 milionë £) për shfaqjen e vetme, por u përball me kritika për performancën në një vend ku homoseksualiteti dhe ndryshimi i gjinisë janë të jashtëligjshme.
View this post on Instagram