KreuCelebrity

“Secili ka diellin e tij, të trashëgohen”: Sali Berisha uron Luizin dhe Kiarën për martesën!

Çifti më i përfolur i momentit në çdo shtëpi, zyrë, kafene e duket se edhe në politikë është Luizi dhe Kiara. Ndërsa pak ditë më parë dyshja dha puthjen e parë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ky moment intim i të dashuruarve është diskutuar masivisht nga publiku jashtë shtëpisë.

Puthja e shumëpritur zuri vend edhe gjatë një bisede mes analistit Lorenc Vangjeli dhe ish-kryeministrit Sali Berisha mbrëmjen e së enjtes në programin “Opinion”.

Pjesë nga biseda:

Lorenc Vangjeli: Më kollaj u puth Luizi me Kiarën se të takohesh me Alibeajn, qoftë edhe për një përqafim që të bëheni bashkë.

Sali Berisha: Tu themi të trashëgoheni dhe jetë të lumtur çiftit

Vangjeli: I ke shkruajtur një letër Luizit?

Berisha: Secili ka diellin e vetë, unë nuk ndërhyj në atë shoë, por urimin për martesë është gjëja më normale.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF