25.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Shtator, 2023
spot_imgspot_img

“Falenderimi i takon Zotit me mijëra here”, këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të parë!

Është bërë nënë për herë të parë dhe gëzimin e saj, këngëtarja shqiptare Aida Doçi ka dashur ta ndajë me të gjithë, ndaj dhe lajmin e bukur e dha vetë përmes një postimi në profilin e saj në Instagram.

Këngëtarja ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e ka quajtur Aina.

“14.02.2023 ELHAMDULILAH ALLAH🤲

Mirë se erdhe Aina ime

Falenderimi i takon Zotit me mijëra here qe ma dha dhuraten ma te shenjte ne botë dhe nepermjet teje sot me dha emrin NËNË.

Gjyshi Naz ti sot e ke ditelindjen dhe besoj qe kjo eshte dhurata me e bukur qe t’kam bere ndonjehere, Aina tashme do e festojë ditelindjen bashke me Gjyshin. Ju dua” – ka shkruar Aida.

Me sa kuptohet, emri i vogëlushed është një kombinim i emrave të dy prindërve të saj, Aida dhe Naseri. Aida ka sjellë vajzën në jetë në të njëjtën ditë kur ka ditëlindjen babai i saj duke bërë që ditëlindjen ta kenë gjysh e mbesë në të njëjtën ditë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aida Doçi (@aidadoci1)

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit