KreuStil Jetese

2 javë pas dasmës, Marc Anthony dhe modelja 23 vjeçe në pritje të një fëmije!

Këngëtari Marc Anthony dhe modelja Nadia Ferreira janë gati për të zgjeruar familjen e tyre. Çifti ndau së fundmi me ndjekësit lajmin e ëmbël se po presin fëmijën e tyre të parë së bashku.

“Dhurata më e mirë e Shën Valentinit! Falënderojmë Zotin për një bekim kaq të madh në jetën tonë ♥ ”, zbuluan ata të martën në një postim të përbashkët në Instagram. Në foton e publikuar të sapomartuarit vunë duart e bashuara në barkun e rrumbullakosur të Ferreiras, ndërsa ishin shtrirë në shtrat.

 

 

 

A post shared by Nadia Ferreira (@nadiatferreira)

Miqtë dhe ndjekësit e famshëm të çiftit nxituan t’i uronin, teksa nuk munguan as spekulimet se kur do të lindte ajo. Lajmi i ëmbël vjen rreth dy javë pasi këngëtari, 54 vjeç dhe ish-Missi 23 vjeçe, kurorëzuan dashurinë e tyre gjatë një martese të lezetshme në Miami.

Kujtojmë që Mark Anthony tashmë ka dy fëmijë me Jennifer Lopez, ndërsa ka katër fëmijë të tjerë nga martesat e mëparshme.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF