11.5 C
Tirana
E martë, 21 Mars, 2023
spot_img

As foto bashkë, as dedikime për Shën Valentin: Ç`po ndodh me Elhaidën e Ledianin?

Mediat sociale janë kthyer në burimin kryesor të informacioneve mbi jetën e njerëzve në ditët tona, e sidomos atë të VIP-ave, që e rrëmbejnë vëmendjen më shumë se të tjerët. Lëvizjet e personazhev publike në rrjetet sociale janë “nën lupë”, dhe mjaftojnë për t`i dhënë jetë hamendësimeve që mund të rezultojnë në fund të vërteta ose edhe jo.

Kështu dhe fakti që një nga ciftet më të reja të momentit, Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj nuk kaloi pa ngjallur dyshime. Dyshja nuk u shfaq në krah të njëri-tjetrit në festën e Shën Valentin sic bënë shumë VIP-a të tjerë. Nga ana e tyre kanë munguar po kështu dedikimet romantike, cka bëri të mendohet se mund të ketë ndodhur dicka. Por mund të jetë dhe krejt e kundërta, e ata të kenë preferuar ta urojnë njëri-tjetrin privatisht, pa i ndarë me të tjerët momentet e tyre që mendojnë se duhet t`i mbajnë për vete.

Dyshja u njohën në “Dancing With the stars”, ku nisi dhe afrimi mes tyre. Kjo lidhje shkaktoi megjithatë shumë kritika në rrjet, për shkak se balerini ishte ndërkohë prej 10 vitesh në një marrëdhënie me Ditjona Borën.

Elhaida pretendoi se të dy kanë qenë beqarë kur nisën lidhjen e tyre.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit