Cigaret elektronike së fundmi janë kthyer në një alternativë të preferuar të pirjes së duhanit. E teksa shumë njerëz i përdorin duke menduar se shmangin dëmtimet që shkakton një cigare normale, provat kanë faktuar se cigaret elektronike janë po ashtu shumë të dëmshme.
Duke shijuar llojin e esencës dhe tymin e cigares elektronike, shumë persona për fat të keq janë fiksuar duke u bërë të varur prej tyre dhe duke abuzuar me përdorimin.
Një studim i ri ka zbuluar se tymi i cigareve elektronike, vape-ing, shkakton ndryshime të rëndësishme qelizore dhe molekulare te minjtë, duke ndryshuar mënyrën se si informacioni është ‘lexuar’ nga ADN-ja e tyre. Për shkak se nuk ka asnjë hulumtim mbi ndikimin shëndetësor të thithjes së këtyre aerosoleve, shkencëtarët ende nuk dinë shumë për efektet afatgjata në trupin e njeriut.
Carolyn Baglole, bashkëautore e studimit dhe pedagoge e asociuar në Universitetin McGill të Montrealit, thotë për VICE se për të adresuar këto boshllëqe, ekipi i saj studioi se si minjtë nga 8 deri në 12 javë u ndikuan nga tymi.
