0.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Mars, 2023
spot_imgspot_img

Ismail Kadare, mesazh i rrallë publik për bashkëshorten: “Më dha të gjithë gëzimet e kësaj bote…”!

Ata që i njohin nga afër, por edhe publiku i gjerë ka pasur mundësinë ta vërejë se gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare dhe e shoqja, janë të pandashëm. Pavarësisht kësaj, shkrimtari i madh ka qenë i “kursyer” me dedikimet publike për të.

Këtë radhë megjithatë, ka vendosur ta surprizojë të shoqen me videomesazh, ku Kadareja ishte surpriza e Helenës gjatë një intervistë që ajo po jepte.

“Është gruaja më e afërt në këtë botë që ka qenë që në fillim të njohjes sonë dhe deri tani në mbarim, në qoftë se mund ta quajmë mbarim këtë pjesë të fundit të jetës. Njëriu më i afërt më ka dhënë të gjitha gëzimet e kësaj bote, të cilës i ndihem i detyruar për gjithçka”, tha ai në ABC News.

Pas këtij mesazhi, Helena u shpreh: “Që të tregohem e sinqertë, edhe unë jam habitur, sepse Ismaili nuk është nga ata tipa që i thotë ato që i mendon. Mundësisht të thotë: ‘po, jo, ndoshta, mundet’. Përgjigje të tilla, po që të ishte kaq i hapur, më ka bërë edhe mua shumë përshtypje, sigurisht që ma ka bërë shumë qejfin”!

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit