Grupi me famë botërore “Metallica” dhuroi 125,000 dollarë për zonën e tërmetit në Turqi dhe Siri përmes organizatës së tyre bamirëse. Bota u mobilizua për të dyja këto vende pas fatkeqësisë së madhe që i pllakosi. Shumë emra të njohur dhe grupe muzikore kanë dhënë mbështetjen e tyre, e një donacion bëri së fundi dhe Metallica.
Metallica njoftoi në llogaritë e tij zyrtare në mediat sociale se 125,000 dollarë u dhuruan për Direct Relief dhe World Central Kitchen, të cilat operojnë në zonën e tërmetit, përmes organizatës bamirëse ‘All Within My Hands’ të themeluar prej këtij grupi.
Shefi i Kombeve të Bashkuara apeloi më herët për mbledhjen e rreth 400 milionë dollarëve për të ndihmuar 5 milionë të mbijetuar të tërmeteve shkatërruese në pjesën e Sirisë të kontrolluar nga rebelët. Të mbijetuarit e tërmeteve në Siri kanë më pak qasje në ndihma për shkak të luftës civile që po vazhdon në këtë shtet që 12 vjet.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, e bëri këtë apel një ditë pasi përshëndeti marrëveshjen mes Kombeve të Bashkuara dhe presidentit sirian, Bashar al-Assad, për të hapur dy pikëkalime nga Turqi për një periudhë tremujore.
OKB-ja tha se përmes këtyre pikave do të kalojnë vetëm ndihmat për të mbijetuarit e tërmeteve, që në Siri dhe Turqi kanë lënë të vdekur mbi 35.000 persona.