5.5 C
Tirana
E premte, 31 Mars, 2023
spot_imgspot_img

Hakohet Lufthansa? Pezullohen fluturimet, bllokohen mijëra qytetarë në mbarë botën!

Një defekt në sistemin e IT-së së kompanisë ajrore gjermane Lufthansa ka shkaktuar vonesa dhe ndërprerje të fluturimeve për të gjithë grupin duke bllokuar mijëra pasagjerë në mbarë botën. “Pati një shembje të sistemit”, pohoi zëdhënësi i Lufthansës, sipas të cilit problemi duket të jetë ishte shkaktuar nga dëmtimi i disa kabllove me fibra optike gjatë punimeve për ndërtimin e një linje hekurudhore në Frankfurt, riparimi i të cilave mund të zgjasë deri të mërkurën.

Fotot dhe videot nga disa aeroporte gjermane treguan momente kaosi teksa mijëra pasagjerë që prisnin në radhë të kontrolloheshin. Udhtëtarët rrëfyen në mediat sociale se për shkak të problemeve, kompanitë ishin detyruar ta organizonin punën me stilolaps dhe letër dhe se nuk ishte në gjendje të përpunonte në mënyrë dixhitale të dhënat e bagazheve të tyre.

Bloomberg News tha se Lufthansa kishte pezulluar të gjitha fluturimet e saj, megjithatë kompania nuk e konfirmoi këtë për Reuters. Aksionet e Lufthansës, e cila zotëron gjithashtu SWISS, Austrian Airlines, Brussels Airlines dhe Euroëings, bëhet me dije se ranë menjëherë me 1.5%.

Dështimi i sistemit të IT-së vjen dy ditë përpara grevave të planifikuara në shtatë aeroporte gjermane që pritet të çojnë në ndërprerje të mëdha të fluturimeve, Linja ajrore skandinave SAS pohoi mbrëmjen e se martës se ishte goditur nga një sulm kibernetik.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit