KreuCelebrity

25 Marsi, Hënë e Plotë në Peshore dhe Eklips Hënor: Katër shenjat që “u ndryshon” jeta!

25 Marsi, Hënë e Plotë në Peshore dhe Eklips Hënor:

Eklipsi i Hënës në 25 mars është i pari i këtij viti dhe sjell vëmendje në marrëdhëniet personale apo profesionale. Për shkak se është formuar rreth Nyjes Jugore (karma), ne duhet të jemi të vetëdijshëm për disa modele relacionale që vazhdojmë t'i përsërisim. Të lindurit e shenjave të Dashit, Gaforres, Peshores e Bricjapit do të përjetojnë ngjarje të rëndësishme në jetën e tyre. Nëse ka një çekuilibër në marrëdhënie, tani është koha për balancim. Për dy javët e ardhshme, deri më 8 prill, do të ndodhë eklipsi i dytë, këtë herë te Dashi. Teksa Hëna e re sjell korrjen e fryteve të veprimeve të nisura me kohë.

Dasha

Hëna e Plotë në shenjën e Peshores dhe Eklipsi Hënor më 25 Mars shënojnë ngjarje të papritura, e përmbysje situatash përsa i përket marrëdhënieve personale apo profesionale. Mund të vendosen piketat e një marrëdhënieve të re ose balancimi i një lidhjeje ekzistuese. Është një moment i rëndësishëm nëse një marrëdhënie ka hyrë në një ngërç.

Demi

Për të lindurit e shenjës së Demit, Hëna e Plotë e Peshores dhe Eklipsi Hënor aktivizojnë punën dhe shëndetin, marrëdhëniet me kolegët dhe aktivitetet profesionale. Ju mund të përfundoni disa projekte, të merrni një punë më të paguar. Nuk përjashtohen ngjarjet dhe lëkundjet e papritura në drejtimin profesional.

Binjakët

Për Binjakët, Hëna e Plotë në Peshore dhe Eklipsi Hënor më 25 Mars aktivizojnë sektorin e dashurisë, fëmijëve, krijimtarisë dhe aftësive. Ata mund të presin surpriza në rrafshin sentimental ose në marrëdhëniet me fëmijët, kthesa në një histori dashurie ose një miqësi mund të kthehet në një marrëdhënie pasionante.

Gaforrja

Për Gaforret, Hëna e Plotë në shenjën e Peshores dhe Eklipsi Hënor i 25 Marsit aktivizojnë rrafshin e jetës familjare, shtëpisë, marrëdhënieve me prindërit dhe menaxhimit të trashëgimisë. Shfaqen surpriza të papritura dhe rikthehen disa diskutime të bartura nga viti i kaluar. Ekziston edhe situata ku mund të gjenden zgjidhje për një çështje strehimi.

Luani

Për Luanin, ka zhvillime në sektorin e komunikimit, informacionit, mësimit dhe udhëtimit. Për shkak se Plutoni, planeti i transformimeve të thella, duke kaluar nëpër shtëpinë e marrëdhënieve, formon një aspekt harmonik me Hënën e Plotë, është e mundur që të lindurit e kësaj shenje të kuptojnë se ka nevojë për një ribalancim në marrëdhënie, për të bërë disa ndryshime.

Virgjëresha

Për Virgjëreshën, aktivizohet sektori i parave, dhe vetëvlerësimit. Ka mundësi që projektet të përfundojnë, por vendasve do t'u ofrohen propozime të tjera, punë më të paguara. Ka edhe vjeljen e fryteve të disa përpjekjeve për hyrjen në posedim të shumave të parave, por nuk përjashtohen dhe surpriza të pakëndshme.  

Peshorja

Për Peshoren, parashikohet energji, suksese, një arritje, njoftime të papritura dhe ndryshim i papritur në drejtim të një marrëdhënieje ose në planin profesional.

Akrepi

Për Akrepin, Hëna e Plotë në Peshorja dhe Eklipsi Hënor më 25 Mars aktivizojnë sektorin e nënndërgjegjes, spiritualitetin, dhe të kaluarën e janë të mundshme trazira në një marrëdhënie romantike. Akrepat do të tërhiqen për të analizuar një situatë, për të ribalancuar, për të gjetur zgjidhje për një problem të vjetër që tani po rishfaqet sepse nuk u zgjidh vjeshtën e kaluar.

Shigjetari

Për Shigjetarin, Hëna e Plotë në Peshore dhe Eklipsi Hënor më 25 Mars aktivizojnë sektorin e miqve, grupeve që ata frekuentojnë, planeve dhe projekteve të ardhshme, ku mund të ndodhin surpriza apo ngjarje të papritura. Gjithashtu është e mundur të përmbyllet faza, të korrni frytet e disa përpjekjeve në lidhje me një aktivitet jashtëprofesional, por edhe t'i jepni fund një miqësie.

Bricjapi

Për Bricjapin ka ngjarje të papritura, situata të paparashikuara por edhe rritje në profesion, karrierë, imazh dhe status. Mund të ketë një ndryshim, një përmbysje dhe të lindurit e saj mund të marrin një propozim, të marrin drejtimin e një ekipi, një pozicion ose mund të ketë ndryshime në drejtim. Situata financiare mund të ndryshojë për mirë.

Ujori

Për Ujorin, risi në sektorin e filozofisë së jetës, parimeve, besimeve, sistemit arsimor, shkëmbimit të përvojës profesionale dhe zgjerimit të horizonteve. Boshti i dijes dhe i udhëtimit fuqizohet dhe mund të ndodhin situata të papritura që kërkojnë udhëtime, dialog, negociata.

Peshqit

Për të lindurit e shenjës së Peshqve, Hëna e Plotë e Peshores dhe Eklipsi Hënor i 25 Marsit aktivizojnë sektorin e interesave financiare, intimitetit dhe marrëdhënieve të thella. Situata dhe trazira të papritura ndodhin në një kontekst financiar ose intim. Mund të ketë oportunitete për të mbledhur shuma të rëndësishme parash, por edhe konkluzione në lidhje me administrimin e një trashëgimie, ndarjen, paratë e përbashkëta me partnerin apo persona të tjerë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF