KreuCelebrity

Aktori Tom Cruise në një lidhje me një ruse! Zbulohet identiteti!

Aktori Tom Cruise në një lidhje me një ruse! Zbulohet identiteti!

Ylli i Hollivudit Tom Cruise është në një lidhje romantike me rusen Elsina Kairova, sipas “Daily Mail”. 36-vjeçarja është vajza e një parlamentari socialist të njohur rus dhe ish-gruaja e një oligarku tregtar diamanti.

Aktori Tom Cruise në një lidhje me një ruse! Zbulohet identiteti!

Sipas burimeve, ata janë parë në një festë në Mayfair të Londrës, “Ata ishin të pandashëm dhe dukej qartë se ishin çift”. Cruise dhe Cairova u shfaqën në festën në sheshin Grosvenor dhe janë larguar së bashku në orët e para të mëngjesit.

Elsina Kairova, një ish-modele, ka qenë martuar me manjatin rus Dmitry Tsetkov. Çifti zotëronte shumë prona si në Dubai ashtu edhe në Qipro. Pas divorcit, Elsina u akuzua për fshehjen e pasurive të rëndësishme nga ish-bashkëshorti i saj, përfshirë një koleksion çantash me vlerë një milionë dollarë.

Aktori Tom Cruise në një lidhje me një ruse! Zbulohet identiteti!

Kujtojmë që Tom Cruise është një nga aktorët me fitimet më të larta në botë, me një pasuri me një vlerë neto të vlerësuar prej 600 000 000 dollarë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF