KreuCelebrity

Ben Affleck dhe Jennifer Garner së bashku në Disneyland!

Ben Affleck dhe Jennifer Garner së bashku në Disneyland!

Ben Affleck dhe Jennifer Garner u ndanë në vitin 2015. Ata pas divorcit kanë vendosur të mbajnë marrëdhënie të mira për fëmijët e tyre dhe u bashkuan me njëri-tjetrin për një udhëtim në Disneyland Los Angeles, Californi.

Ata kanë udhëtuar në parkun Anaheim për ditëlindjen e 12-të të djalit të tyre Samuel. Përveç fëmijës së tyre më të vogël, Affleck dhe Garner kanë edhe dy vajza, Violet, 18 vjeç, dhe Seraphina, 15 vjeçe.

Ben Affleck dhe Jennifer Garner së bashku në Disneyland!

Në fotot e siguruara nga “Page Six”, aktorja e “13 Going On 30” shkoi për një look casual, e veshur me një triko të zezë dhe xhinse të errëta. Affleck ndërkohë kishte zgjedhur bluzë të bardhë dhe xhaketë të zezë.

Gjatë gjithë kohës së kaluar së bashku, Garner u fotografua duke u kapur për dore me Samuelin, i cili ka një ngjashmëri të madhe me nënën e tij. Pas finalizimit të divorcit të tyre, Affleck vendosi të rinisë romancën e tij me Jennifer Lopez. Dyshja u martuan në Las Vegas në vitin 2022 dhe duket se tashmë janë të pandashëm​.

Ben Affleck dhe Jennifer Garner së bashku në Disneyland!

Lopez, 54 vjeç, e vlerëson Garnerin si prind "të mrekullueshëm", duke shtuar se ajo dhe Ben kanë një marrëdhënie shumë mirë së bashku si bashkëprindër. Ndërkohë, Garner është në lidhje me biznesmenin John Miller që nga viti 2018, megjithëse mbetet për t'u parë nëse dyshja do të kenë plane për martesë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF