KreuCelebrity

"Bota ime u shemb", Chiara Ferragni flet për ndarjen Fedez: Kriza është e fortë!

"Bota ime u shemb", Chiara Ferragni flet për ndarjen Fedez: Kriza

Chiara Ferragni ka dhënë mbrëmjen e kësaj të diele një intervistë për “Che tempo che fa” dhe ndër të tjerra ka folur për herë të parë për krizën në marrëdhënien e saj me Fedez.

Teksa hyn në studio nën melodinë e Lady Gaga-s, e veshur me një kostum të zi, me sytë që u përlotën ende pa iu përgjigjur pyetjeve. Tensioni i akumuluar në dy muajt e gjysmë që i ktheu jetën përmbys, shihet në të gjithë fytyrën e Chiara Ferragni-t, dhe herë pas here zëri i thyer dhe lotët shoqërojnë bisedën.

“Kanë qenë dy muaj e gjysmë të vështirë në të cilët u gjenda në qendër të një valë urrejtjeje. Kur të gjithë janë aty duke të sulmuar, ndihesh i pamposhtur”.

"Bota ime u shemb", Chiara Ferragni flet për ndarjen Fedez: Kriza

E pyetur nëse kriza me Fedez është një strategji, Ferragni tha: “Kriza mes meje dhe Fedez është reale. Gjithmonë mendohet se jam stratege, por nuk është kështu, fatkeqësisht nuk është strategji. Do të doja të ishte”.

Më tej Chiara vazhdon, “Ne flasim me Federicon, ne jemi dy njerëz të rritur që e duam njëri-tjetrin. Kemi pasur edhe kriza të tjera, por kjo është më e fortë se të tjerat. Të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Në lidhje me bamirësinë, Chiara Ferragni pranon se ka bërë një gabim, “Gjithçka ndryshoi më 15 dhjetor, bota ime u shemb. Unë nuk jam plotësisht i idesë që bamirësia duhet të bëhet në mënyrë private, bamirësia kur bëhet në mënyrë të përbashkët mund të krijojë një rrjet, mund të bëhet më e madh. Por nëse këtu ndodhi një gabim, unë do të kthej gjithçka, kërkoj falje dhe nuk do të kryej më operacione të këtij lloji”. ​

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF