KreuCelebrity

Dënohet me burg Jonathan Majors, ylli i “Marvel”!

Dënohet me burg Jonathan Majors, ylli i “Marvel”!

Ylli i “Marvel”, Jonathan Majors, është dënuar me 1 vit burg për sulm ndaj ish-të dashurës së tij. Gjykata në Nju-Jork ka arritur në përfundimin se aktori amerikan ishte fajtor për sulmin ndaj ish-të dashurës së tij, koreografes britanike, Grace Jabbari.

Dënohet me burg Jonathan Majors, ylli i “Marvel”!

Sulmi ka ndodhur në mars të këtij viti dhe sipas raportimit, pas sulmit, Jabbari ka pasur një thyerje të gishtit, mavijosje, një prerje pas veshit dhe po ashtu thuhet se ka ndjerë dhimbje të forta.

Aktori është dënuar për dy krime sulm dhe ngacmim. Përveç dënimit me burg ai u hoq edhe nga të gjithë filmat e ardhshëm të "Marvel". Mësohet se ngjarja ka ndodhur teksa çifti ka qenë në makinë dhe Jabbari ka parë një mesazh nga një grua e panjohur në celularin e Majors.

Dënohet me burg Jonathan Majors, ylli i “Marvel”!

Ajo i ka marrë celularin dhe më pas Majors e ka kapur, i ka vendosur dorën pas shpine dhe e ka goditur në kokë për t’ia marrë telefonin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF