Meri Shehu prej kohësh çdo javë është pjesë e programit “Rudina”, ku bën parashikimin e yjeve për shenjat e horoskopit. Por mesa duket astrologia tashmë është gati për një eksperiencë të re televizive.
Pasi ka bërë parashikimin e javës këtë të hënë, Rudina tha se duke filluar nga java e ardhshme, astrologia do të mungojë në rubrikën e saj për shkak të angazhimit në një rrugëtim të ri televiziv.
Meri nuk zbuloi më shumë, por konfirmoi se do të rikthehet sërish në program. “Ne duhet të lajmërojmë teleshikuesit që Merin s’do ta kemi javën tjetër në program sepse Meri do të…”, tha Rudina Magjistari, teksa Meri shtoi, “Do të jem pjesë e një programi”, por pa zbuluar detaje.
Dyshimet e ndjekësve janë se Meri Shehu mund të jetë një nga banoret e “Big Brother VIP”, duke qenë se ‘reality show’ fillon këtë fundjavë dhe meqenëse Meri premtoi rikthimin te “Rudina” pas përfundimit të kësaj eksperience.
-
Georgina Rodriguez shtatzënë? Fotoja që ngriti dyshimet!
9 Janar, 10:09
Pjesë nga biseda:
Rudina Magjistari: Do fillojë një kapitull të ri televiziv, por ne e presim me shumë kënaqësi.
Meri Shehu: Rikthimi im është këtu, patjetër!
Rudina Magjistari: Të urojmë suksese dhe ne të presim sapo ti ta kesh përfunduar, urojmë të të shkojë mbarë dhe të është kënaqësi e madhe.
Rudina Magjistari: Nuk po themi më shumë sepse le t’ia lëmë surprizat produksionit të cilit ti do të bëhesh pjesë shumë shpejt.
japësh më të mirën tënde.



















