KreuCelebrity

“Dua burrë me kostum, jo me streçe”, Roza Lati flet për Stinen: Dashuria ishte e madhe, por..

“Dua burrë me kostum, jo me streçe”, Roza Lati flet

Roza Lati është pjesë e “Big Brother VIP 3” dhe së fundmi ka bërë një bisedë me Riken e cila e ka pyetur nëse është në një lidhje jashtë shtëpisë. Roza e mohoi diçka të tillë, teksa zbuloi se ka një vit që është ndarë nga i dashuri i saj.

Moderatorja ka shtuar se lidhja e saj ishte në distancë, gjë që e bëri edhe më të vështirë vazhdimin e lidhjes. Ndër të tjera, Roza përmendi dhe lidhjen e saj të dikurshme me një personazh VIP kur ishte ende e re, duke nënkuptuar këtu Stine.

“A do të krijoje një lidhje këtu brenda?”, pyeti Rikja, teksa Roza tha,  “ Zemra ime, unë nuk dua çuna VIP-a, le të jemi ne gocat VIP-at e shtëpisë, ylli i shtëpisë jemi ne femrat. Dy yje në shtëpi, kush do të kërkojë famë më shumë? Unë jam pak tradicionale në këtë pjesë.

Nuk merrem me çuna ekrani. Jam marrë unë njëherë me një këngëtar kur isha 17-vjeçe. Dashuria ishe e madhe, por fama të jep shumë presion. E pash si ishte lidhja me një të famshëm, edhe unë nuk merrem me të famshëm. Kam qejf që burri të jetë me kostum, jo me streçe”, u shpreh Roza Lati.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF