KreuCelebrity

Dua Lipa gati albumin e tretë; zbulon detaje nga “Radical Optimism”!

Dua Lipa gati albumin e tretë; zbulon detaje nga “Radical

Dua Lipa ka zbuluar detaje rreth albumit të saj të ri, “Radical Optimism”, i cili do të jetë i disponueshëm nga data 3 maj. Nga “Radical Optimism” tashmë janë publikuar dy këngë solo “Houdini” dhe “Training Season”, të cilat padyshim kanë rezultuar shumë të suksesshme.

Albumi do të përmbajë gjithsej 11 këngë. Është përshkruar nga Rolling Stone si unikisht dhe krejtësisht në stilin e Dua Lipës; zhanri pop, me tekste të guximshme.

Dua Lipa gati albumin e tretë; zbulon detaje nga “Radical

“Disa vite më parë, një mik më prezantoi me termin ‘Radical Optimism’. Është një koncept që u bëra kurioze, ndërsa fillova ta përfshija në jetën time. Më goditi ideja e kalimit të kaosit dhe ndjesia se mund të përballosh çdo stuhi. Në të njëjtën kohë, gjeta veten duke shqyrtuar historinë e muzikës së psikedelisë, trip hop-it dhe Britpop-it. Më ka dhënë gjithmonë një ndjenjë kaq të sigurt optimizmi dhe kjo ndershmëri dhe qëndrim është një ndjenjë që e mora me vete në seancat e mia të regjistrimit muzikor”, shprehet Dua.

Kujtojmë që “Radical Optimism” vjen pas dy albumeve shumë të suksesshme që Dua ka publikuar përgjatë karrierës së saj, “Dua Lipa”, i publikuar në vitin 2017, dhe “Future Nostalgia”, i publikuar në vitin 2020.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF