KreuCelebrity

Dua Lipa në listën e “The Independent”: Një nga gratë më me ndikim në botë!

Dua Lipa në listën e “The Independent”: Një nga

Gazeta prestigjioze britanike “The Independent” për të dytin vit radhazi  ka publikuar listën e grave më me ndikim në botë.

Lista e “The Independent” me 50 gratë më të fuqishme apo më me ndikim në botë për këtë vit u publikua sot më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Pavarësisht nëse forca e tyre qëndron në aftësinë e tyre për të ndryshuar politikat dhe ligjet, për të shkëlqyer në sport apo në muzikë, emëruesi i përbashkët që bashkon këto gra është aftësia e tyre për të ndikuar botën në një mënyrë ose në një tjetër.

Dua Lipa në listën e “The Independent”: Një nga

Në këtë listë, “The Independent” ka përfshirë edhë këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa, e cila është në kulmin e suksesit të saj me këngët e njëpasnjëshme hit, teksa ditët e fundit arriti një tjetër sukses, si këngëtarja më e dëgjuar në “Spotify”.

Dua Lipa po shkëlqen dhe mbarë shqiptarët kudo ndodhen nuk mund të jenë më të lumtur se kaq..

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF