Vitet e fundit, aktorja Rebel Wilson ka pësuar transformime spektakolare të pamjes, kryesisht për shkak të humbjes së peshës. Aktorja australiane humbi 35 kilogramë në vitin 2020.
Por së fundi, Rebel, 43 vjeç, tregoi përmes Instagramit se kishte shtuar 14 kilogramë.
“Për shkak të stresit, sepse kam punuar shumë, kam shtuar 14 kilogramë! Më bën të ndihem e sëmurë... E di që nuk duhet, por ndihem keq”, ka shkruar ajo. “Jam shumë krenare për punën time në filmat e rinj dhe librin tim autobiografik. Por ngarkesa ishte shumë e madhe, dhe humba nga sytë stilin e jetesës së shëndetshme”.
Rebel Wilson është parë së fundmi në plazh me të fejuarën e saj, Ramona Agruma. Ndërsa partnerja ka preferuar një palë rrobabanjo dy-pjesëshe, Rebel u shfaq me një kostum banje të plotë, që i mbulonte barkun.