KreuCelebrity

Enxhi Nasufi ‘hap zemrën’: U ndava pas 7 vitesh me një person shumë të rëndësishëm të jetës sime!

Enxhi Nasufi ‘hap zemrën’: U ndava pas 7 vitesh me një

Moderatorja Enxhi Nasufi ka qenë e ftuar në “Live From Tirana”, ku teksa ka folur për eksperiencën e saj në “Dancing With The Stars”, ka folur edhe për ndarjen nga partneri i saj pas 7 vitesh.

Enxhi Nasufi ‘hap zemrën’: U ndava pas 7 vitesh me një

E pyetur për një momentin e errët që ajo ka patur para nisjes së garës në programin e kërcimit, moderatorja tha, “Unë kam patur disa momente të vështira, mund t’i quajmë dhe të errëta, të përjetuara në jetën time. Një moment i vështirë ka qenë ankthi shumë i fortë që e kam përjetuar shumë dhe më ka ndryshuar jetën.

Përpara ‘Dancing With The Stars’ kam patur një ndarje me një person shumë të rëndësishëm të jetës sime, pas 7 vitesh. Kështu që ty të ndryshon jeta, ndryshon rutinën dhe gjërat duken sikur nisin nga fillimi. Por duke qenë se unë besoj se gjërat ndodhin për një arsye, kjo më ka dhënë shtysën më të madhe për të fuqizuar veten time, e ndarë nga çdo njeri tjetër.

Enxhi Nasufi ‘hap zemrën’: U ndava pas 7 vitesh me një

Ai nuk është më pjesë e jetës sime, por është djalë shumë i mirë dhe i uroj gjithë të mirat. Unë e di që më sheh me shumë krenari”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF