KreuCelebrity

Fundjava, me super lajme për këto tre shenja të horoskopit!

Fundjava, me super lajme për këto tre shenja të horoskopit!

Binjakët

Kjo cilësohet si shenja më e favorizuar, me një funjave spektakolare në çdo drejtim. Në dashuri do të keni dëshirë për të kaluar më shumë kohë me partnerin/en tuaj. Ata që janë vetëm gjatë kësaj dite do të hedhin bazën e një raporti që mund të bëhet solid. Sa i takon punës, aspiratat tuaja do të konkretizohen më së miri. Mundohuni të nxirrni në pah të gjitha projektet tuaja, të cilat do të pranohen më së miri nga bashkëpunëtorët dhe eprorët tuaj. Mos lini që t’iu ikë asnjë mundësi.

Luani

Fundjava do të jetë e shkëlqyer. Në dashuri, nëse doni që raporti juaj në çift të mbahet i gjallë sa më gjatë, duhet të krijoni një stimul për ta rigjallëruar. Ndoshta një udhëtim i shkurtër, do ju bëjë mirë dhe do ju dhurojë më shumë qetësi të dyve. Gjatë kësaj dite rrota e fatit do të jetë në anën e atyre që janë vetëm. Në punë, do t’iu duhet të bëni ndryshime të rëndësishme, të cilat do të rezultojnë optimale për funksionimin më të mirë të gjithë procesit.

Shigjetari

Kjo funjave do të jetë spektakolare në planin e ndjenjave. Mund të realizohen shumë ëndrra që keni në sirtar. Sfera e ndjenjave kërkon më shumë vëmendje dhe përgjegjësi. Nëse jeni të përfshirë në një lidhje të rëndësishme, përqendrohuni në nevojat e partnerit/es, duke e parë tjetrin në një dritë ndryshe. Ata që janë vetëm, janë më shumë të dhënë për të marrë se sa të japin, duke mos i dhënë shumë shtysë ndjenjave. Në punë, yjet ju furnizojnë me energji, duke ju shtyrë drejt nismave të suksesshme.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF