Georgina Rodriguez tashmë e ka tërhequr vëmendjen me veshjet e saj, dhe të gjithë janë kureshtarë për kombinimin e radhës të partneres së Christiano Ronaldos. Dhe ajo u sigurua sërish që të gjithë sytë të ishin tek ajo, teksa mahniti me një fustan të bardhë dantelle për çmimet “Globe Soccer Awards” në Dubai.
29-vjeçarja shoqëroi Ronaldon në këtë event, ku bukuroshja spanjolle shfaqi dekoltenë e saj të bollshme në fustanin mahnitës me një panel të prerë mbi gjoksin e saj.
Georgina u sigurua gjithashtu të nxirrte në pah edhe këmbët e saj, ndërsa fustanin e zbukuronin disa qëndisma të ndërlikuara me lule. Ajo e kompletoi pamjen e saj me këpucë të bardha me taka të larta platforme-dhe një çantë dore me lëkurë krokodili.
Dyshja morën pjesë në një nga festimet kryesore në botë të përsosmërisë së futbollit ndërkombëtar, ndërsa edicioni i 14-të i çmimeve dhe “Konferenca e njohur Ndërkombëtare e Sporteve” në Dubai pret një sërë yjesh të futbollit nga e kaluara dhe e tashmja.