KreuCelebrity

Halle Bailey bëhet nënë për herë të parë!

Halle Bailey bëhet nënë për herë të parë!

Ylli i "Little Mermaid" Halle Bailey ka mirëpritur në jetë djalin e saj, të cilin e ka pagëzuar me emrin Halo. Lajmin e ëmbël këngëtarja e ka ndarë në rrjetin e saj social Instagram, teksa ka publikuar një foto ku shihet dora e vogëlushit dhe byzylyku ku sipër është shkruar emri i djalit.

Halle Bailey bëhet nënë për herë të parë!

 “Edhe pse jemi pak ditë në vitin e ri, gjëja më e madhe që mund të kishte bërë 2023 për mua, ishte të më sillte djalin tim. Mirë se erdhe në jetë Halo im. Bota mezi pret të të njoh ty”, ka shkruar ajo.

Halle Bailey bëhet nënë për herë të parë!

Ardhjen në jetë të djalit e ka ndarë edhe i dashuri i saj prej kohësh, reperi DDG. “Bekimi im më i madh deri tani. Nuk kam qenë kurrë kaq i dashuruar”, shkroi ai në mbishkrim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Halle Bailey (@hallebailey)

Aktorja nuk e konfirmoi kurrë shtatzëninë e saj, pavarësisht spekulimeve për muaj të tërë. Madje, ajo u tha fansave që ta “lënë të qetë” në një video në rrjetet sociale që shpërndau në nëntor 2023.

Aludimet u nxitën akoma më shumë në shtator 2023 kur Bailey, 23 vjeç, mori pjesë në MTV VMA me një fustan portokalli të gjerë që fshihte barkun e saj. “Halle qëndroi larg tapetit rozë në mënyrë që të mos fotografohej, dhe kur ishte brenda, ajo ishte shumë e kujdesshme në mënyrën se si i përqafonte dhe kë”, tha një burim i brendshëm për “Page Six” në atë kohë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF