KreuCelebrity

Harry dhe Meghan mbeten të pambrojtur në Mbretërinë e Bashkuar: humbasin sfidën ligjore!

Harry dhe Meghan mbeten të pambrojtur në Mbretërinë e

Princi Harry ka humbur një çështje në Gjykatën e Lartë kundër qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar mbi nivelin e sigurisë që duhet të marrë sa herë që ndodhet në MB.

Sipas gjykatës ‘’duke mos pasur titull mbretëror princi Harry nuk mund të përfitojë nga mbrojtja’’. Avokatët e tij kanë argumentuar se vendimi është marrë në mënyrë të padrejtë.

Princi Harry nisi sfidën ligjore pasi iu tha se ‘’nuk do t’i ofrohej më i njëjti nivel mbrojtjeje me financim publik kur të ishte në vend’’.

Shumica e këtyre procedurave ligjore u mbajtën në mënyrë private gjatë dhjetorit, por vendimi tashmë është bërë publikisht nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Sir Peter Lane. Gjykata konstatoi se nuk kishte pasur ndonjë paligjshmëri në marrjen e vendimit për uljen e statusit të sigurisë së Princit Harry.

Natyrisht, këto vendime vlejnë edhe për Meghan Markle, duke qenë se së bashku me Harry morën vendimin për t’u larguar nga detyrat mbretërore.

Harry dhe Meghan mbeten të pambrojtur në Mbretërinë e

Harry dhe Meghan aktualisht jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ata ende bëjnë vizita në Mbretërinë e Bashkuar, kjo është arsyeja pse ata duan mbrojtje personale.

Ata do të duhet të paguajnë për mbrojtjen e tyre.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF