Një dasmë në Itali u kthye në një dramë të vërtetë pasi dyshemeja u shemb nën këmbët e nuses dhe dhëndrit që po kërcenin “të shtrenuar” në vendin e vecantë të zgjedhur për eventin, ish-manastirin Giaccherino, në Pistoia. Paolo Mugnaini dhe Valeria Ybarra – të dy 26 vjeç – menduan se do të bënin një dasmë përrallash. Megjithatë, pas orës 19:00, gjithçka u kthye në një makth.
200 të ftuar po kalonin shumë mirë në këtë event, kur nga kërcimi i furishëm i nuses dhe dhëndrit, dyshemeja u shemb papritmas. Ata që ishin në pistën e kërcimit ranë një kat më poshtë. Mes 35 të lënduarve ishin dhe nusja me dhëndrin që përfunduan në spital. “U frikësuam shumë”, thanë të dy ata kur mbërritën në urgjencë, ndërsa natën e martesës e kaluan aty, në shtretër ngjitur me njëri-tjetrin.
“Isha në dhomë – kujton babai i dhëndrit në një intervistë për Rai – kur ndodhi katastrofa. Nuk pashë pjesën e dyshemesë që u shemb, pashë vetëm një vrimë të madhe. Dëgjoja britma, shihja njerëzit që binin dhe pas 2-3 minutash i gjeta në katin e poshtëm”. Ish-manastiri Giaccherino daton që në vitet 1400 dhe që nga 2005-sa ka qenë ambjent për ceremoni dhe evente. Një hetim do të përcaktojë tani se kush është fajtori për dramën që plagosi 35 persona.



















