KreuCelebrity

Ish-miss Kosova ndan pamjet e dhunës që thotë se ushtroi ish-bashkëshorti i saj!

Ish-miss Kosova ndan pamjet e dhunës që thotë se ushtroi

Drenusha Latifi, ish-miss Kosova, ka ndarë si prova materiale fotografitë dëmtimet e pësuara sipas saj nga dhuna e ushtruar prej ish bashkëshortit. Ajo tregoi fotografitë në emisionin ‘Kosova Today’ në Klan Kosova, duke sqaruar edhe rrethanat si ka ndodhur. Siç pretendon ajo, bashkëshorti i saj kishte ushtruar dhunë fizike përgjatë pushimeve verore në Sarandë, një ditë përpara se vajza e tyre të kishte ditëlindjen. Sipas saj, gjendja e dhunshme e ish-burrit të saj mund të ishte stimuluar edhe nga substancat narkotike dhe përdorimi i alkoolit.

Ish-miss Kosova ndan pamjet e dhunës që thotë se ushtroi

“Kjo ka qenë dita më e keqe e jetes sime. Ishim në Sarandë me pushime. Një ditë përpara kishte vajza ime ditëlindjen. Ishim në makinë fatmirësisht, u ktheva të marr diçka në dhomë e aty u sulmova fizikisht. Është shumë e rëndë për mua të flas për këtë temë”, ka thënë ajo.

Ish-miss Kosova ndan pamjet e dhunës që thotë se ushtroi

“Prandaj kam qenë shumë e shqetësuar dje, kur sheh një dhunues që flet aq lehtë për diçka që e ka bërë dhe e mohon. Unë nuk besoj se një femër mundet të ndahet prej dikujt se ka qejf. Asnjëherë nuk ndodh kjo. E kam pasur shumë të vështirë të flas për këtë temë, për këtë nuk kam shkuar as në polici. Ai ka pasur edhe nga substancat narkotike që i ka përdorur, edhe alkooli pastaj në shumicën e rasteve”.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF