E përplasën një herë me makinë, pastaj e goditën pa mëshirë me shufra hekuri e shkop bejsbolli: Detajet që mbërrijnë nga ngjarja në Podujeve të Kosovës, ky një 18 vjecar u rrah për vdekje për një sherr për radhën te berberi, janë shokuese.
I riu, Lulzim Fejzullahu, ishte jetim: Nuk kishte as nënën e as babain dhe jetonte me të motrën. Agresorët nga ana tjetër, 17-vjeçari Artiol Abdullahu dhe 16-vjeçari Elton Kadriu, janë bij biznesmenësh të fuqishëm.
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, e ka konsideruar tronditës rastin.
Lulzimi u qëllua disa herë në kokë në 14 janar, dhe pas disa ditësh lëngimi, ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Policia i ka ndaluar dy të dyshuarit, ndërsa Prokuroria Themelore të Prishtinë ka nisur rast ndaj tyre, nën dyshimet për kryerje të veprës penale “Vrasje në tentativë”.“Për vrasjen e Lulzimit drejtësia duhet të veprojë dhe autorët duhet të marrin dënimin e merituar”, ka thënë ministrja Haxhiu. Ngjarjen e ka dënuar edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bullici, dhe u ka shprehur ngushëllime familjarëve. Episodi ka shkaktuar indinjatë të madhe edhe në rrjetet sociale.