KreuCelebrity

Jason Momoa sqaron komentin e tij: Nuk jam i pastrehë..!

Jason Momoa sqaron komentin e tij: Nuk jam i pastrehë..!

Jason Momoa ka sqaruar së fundmi deklaratën e tij se ishte “i pastrehë” pas divorcit nga Lisa Bonet. “Unë jam thjesht pa shtëpi. Unë nuk jam i pastrehë”, tha me shaka aktori i “Aquaman” për “People” në një intervistë të botuar të premten. “Unë kam një trailer të bukur”, shtoi ai. “Të gjithë thonë: ‘Jason Momoa është i pastrehë’. Unë u them, ‘Relaksohuni’.

Komenti i keqinterpretuar i Momoas erdhi nga një intervistë që ai bëri me “Entertainment Tonight” javën e kaluar, në të cilën shpjegoi se si jeta e tij e punës çoi në një mënyrë jetese nomade. Duke shpjeguar më tej, Jason shton se ka qenë duke udhëtuar nëpër SHBA, ndërsa xhironte një serial dokumentar të ardhshëm “On the Roam”.

Jason Momoa sqaron komentin e tij: Nuk jam i pastrehë..!

“Vëlla, unë nuk kam as shtëpi tani. Unë jetoj në rrugë. Pra, jam në Zelandën e Re për të filluar realizimin e filmit ‘Minecraft’. Shpresoj që të gjithë ta pëlqejnë. Unë jam gjithmonë në këto vende të çuditshme. Do të më gjeni në rrugë, kudo.

Jason Momoa sqaron komentin e tij: Nuk jam i pastrehë..!

Kjo ndodh gjatë gjithë kohës. Njerëzit më shohin rastësisht dhe thonë çfarë dreqin po bën në qytetin tonë? Më pëlqen ideja për të qenë thjesht me njerëzit e zakonshëm dhe të bëj zanatin tim, që janë xhirimet dhe më pas t’i ndaj ato me njerëzit”, tha 44-vjeçari për “Entertainment Tonight”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF