KreuCelebrity

Justin Timberlake akuzohet se ka tradhtuar Cameron Diaz me ish-modelen e Playboy!

Justin Timberlake akuzohet se ka tradhtuar Cameron Diaz me ish-modelen e

Justin Timberlake, 43 vjeç, tani është i lumtur i martuar me Jessica Biel, 41 vjeç, dhe kanë dy djem së bashku. Por e kaluara e tij ku ka qenë në lidhje me shumë gra, ende sot ka një kërshëri të madhe nga publiku.

Një nga lidhjet e tij ka qenë me aktoren e “The Holiday” Cameron Diaz. Ai pasi u takua me të në Kids' Choice Awards në 2003, pati shumë aludime për tradhti në marrëdhënien e tyre. Njëra prej tyre ishte se ai u lidh me një ish-modele të Playboy, Zoe Gregory, ndërsa po dilte me Diaz në fillim të marrëdhënies së tyre.

Justin Timberlake akuzohet se ka tradhtuar Cameron Diaz me ish-modelen e

Gregory pranon se ajo ishte e para që bëri një lëvizje ndaj Timberlake, i cili fillimisht kundërshtoi duke theksuar se ishte në një lidhje me Diaz. Megjithatë, ajo ia doli që Timberlake të dorëzohej. Tani 49 vjeçe, Gregory sqaroi se ajo nuk kishte kryer marrëdhënie seksuale me Timberlake, por pranoi se ata kanë patur afrimitet me njëri-tjetrin.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtari i "Cry Me A River" del se ka tradhtuar në një marrëdhënie. Spears së fundmi gjithashtu pretendoi se ai e kishte tradhtuar atë në shumë raste gjatë marrëdhënies së tyre. Në kujtimet e saj "The Woman in Me", të botuar në tetor 2023, Spears tha se Timberlake kishte tradhtuar me "një tjetër personazh të famshëm".

Ironikisht, Timberlake më pas u nda me të për shkak të mesazheve kur zbuloi se ajo e tradhtoi atë me koreografin Wade Robson.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF