KreuCelebrity

Kanye West: Kam ndikuar në karrierën e Taylor Swift!

Kanye West: Kam ndikuar në karrierën e Taylor Swift!

Kanye West me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, ka theksuar se ai ka qenë më “shumë i dobishëm” për karrierën e Taylor Swift “se sa i dëmshëm”

Reperi kontrovers thuhet se u hoq nga Super Bowl fundjavën e kaluar me kërkesë të krijueses së hitit Blank Space, pretendimet që ai i mohon. Ai vetëm kohët e fundit u mburr në rrjetin e tij social për parakalimin e Taylor në listat e popullaritetit global të Spotify.

Kanye West: Kam ndikuar në karrierën e Taylor Swift!

“Mos harroni se isha në anën e Taylor-it kur Scooter bleu këngët e saj pas shpine”, u tha Kanye ndjekësve të tij. “Ajo dhe Beyoncé janë frymëzime të mëdha për të gjithë muzikantët”, ia ktheu Ye Swifties, duke thënë: “Gjithashtu, jam i sigurt se kam qenë shumë më i dobishëm për karrierën e Taylor Swift sesa i dëmshëm. Për të gjithë fansat e Taylor Swift, unë nuk jam armiku juaj, nuk jam as miku juaj”.

Kanye West: Kam ndikuar në karrierën e Taylor Swift!

Ndërsa në lidhje mospjesëmarrjen e tij dhe gruas Bianca në Super Bowl në Las Vegas, ai tha, “Gjithashtu unë nuk u largova nga Super Bowl, ne lamë vendet tona për të parë miq të ndryshëm. Gruaja ime nuk kishte qenë kurrë në një Super Bowl, kështu që doja të ecnim përreth dhe të kalonim një kohë të këndshme”.

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF