Ish-futbollisti i Kombëtares, Klodian Duro, ka reaguar në lidhje me përjashtimin e tij nga Big Brother Vip, pas deklaratave të tij të paprecedenta për dhunën ndaj ish-gruas dhe kërcënimeve që u bëri banorëve.
Duro, në reagimin e tij në Facebook, ka pranuar se deklarata ishte e gabuar dhe që i kishte lënë vend keqinterpretimit.
Gjithashtu i kërkoi ndjesë publikut dhe u uroi suksese banorëve.
Reagimi i Klodian Duros:
Une, Klodian Duro, ju njoftoj qe rrugetimi im ne Big Brother VIP eshte nderprere sot.
Shkak eshte bere nje deklarate e gabuar, nisur si ironi, e tepert tani qe e shoh me ftohtesi dhe qe i le vend keqinterpretimit.
Me vjen keq qe nuk arrita dot te percillja mesazhet e duhura tek te cilat besoj vertete dhe do t’i deshmoja gjate qendrimit ne shtepine e Big Brother.
Nje ndjese shume e sinqerte i shkon publikut dhe u uroj suksese te gjithe banoreve!
Kujtojmë se mbrëmë, pas prime-t, Klodiani, në një bisedë me banorët tha: “Ruhuni nga mua se unë kur kam rrahur gruan time, e di si më dukeni ju apo jo? Ruhuni!”
“Asnjëherë vëlla, larg qoftë. Nuk je ti ai. Kurrë nuk je ti ai. Unë e di që s’je ti ai. Harroje atë, ndërro muhabet, mos ta dëgjoj më”, iu drejtua Meritoni, por ish-futbollisti vazhdonte me deklaratën ku pohonte se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.