KreuCelebrity

Klodian Duro skualifikohet nga “Big Brother VIP”

Klodian Duro skualifikohet nga “Big Brother VIP”
Një zarf i zi ka mbërritur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP”, me të cilin banorët u njoftuan se Klodian Duro u skualifikua nga loja.

Një deklaratë që ka shokuar një publik të gjerë është bërë nga Klodian Duro, i cili teksa ishte duke darkuar me banorët e tjerë është drejtuar me një ton dhe fjalor tepër të ashpër ndaj Rikes.

Duro, përpara se të hynte brenda shtëpisë së ‘BBV3’ ka qenë i denoncuar. Kjo për arsye se përndiqte ish-bashkëshorten e tij. Fatkeqsisht ai i shpëtoi burgosjes.

Klodian Duro: Ruhuni nga mua se unë kur kam rrahur gruan time, e di si më dukeni ju apo jo? Ruhuni!- është shprehur ai, teksa në mënyrë të menjëhershme hyn Meritoni i cili siç duket do të ‘mbulojë’ fajet e Klodianit.

Meritoni: Shsh, larg qoftë! Unë e di që s’je ti ai!
Klodian Duro: E kupton? E kam rrahur ngaqë më mbante gocën time dhe e rraha, e kupton?

Meritoni: S’je ti ai!

Klodian Duro: Ruaju po t’them se mos do më thush nuk të kam thënë! Po i futa dhe nja dy gota raki, s’e kam kohë që se kam provuar.

Meritoni: Shsh. Ndërroje atë muhabet. As në hajgare mos ta dëgjoj me atë muhabet, se të vlerësoj shumë!

Ajo çka u deklarua prej Klodian Duros, bie ndesh me rregullat e programit dhe me normat e shoqërisë ku jetojmë, kështu që në mënyrë të menjëhershme ai është përjashtuar nga formati.

Pas skualifikimit të Klodianit, Vëllai i Madh dha një mesazh për të gjithë banorët e tjerë, që të jenë shumë të kujdesshëm me fjalët dhe veprimet e tyre që lidhen me dhunën.

Rikujtojmë se natën e hyrjes së Klodit në format, moderatori Ledion Liço e preku situatën e mëparshme të Klodit dhe para se të hynte brenda në shtëpi ai i tha: ‘Shpresoj t’ja rrëfesh publikut të vërtetat.’

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF