Sara, Gazi, Egla dhe Juli janë katër banorët e Big Brother VIP në nominim këtë javë, të cilët e pësuan si pasojë e shkeljes së rregullave. Ndaj me shumë gjasa, njëri prej tyre do ta lërë të martën dhe ka diskutime të mëdha se cili mund të largohet.
Në rrjetet sociale, si më të rrezikuar janë parë Gazi dhe Sara, e pas tyre Egla e Juli, thotë Express. Sakaq, Silvi Forte, banori më i ri që iu bashkua shtëpisë së BBV3 të shtunën, deklaroi në ‘Fan Club’ se ka pasur një njohje më shumë me Sara Gjordenin.
Por mesa duket kjo gjë nuk dihet ende nga banorët e tjerë të shtëpisë. Gjatë një bisede që dyshja kanë zhvilluar sot në oborr, ai i ka thënë Sarës se e do atë me patjetër brenda në shtëpi.
Silvi: Unë ty të dua në shtëpi
Sara: Përqafime. Faleminderit.