Sulmuesi i njohur brazilian, Givanildo Vieira de Sousa, do të bëhet sërish baba. Në 2020-tën, ai i befasoi të gjithë kur u nda me ish bashkëshorten, Iran Angelo, dhe u martua me mbesën e saj, Camila.
Një vit më vonë, futbollisti i njohur me nofkën “Hulk”, njoftoi se dyshja prisnin fëmijën e tyre të parë, vajzën Zaya. Tani Camila është sërish shtatzënë.
“Dua t’ju falënderoj për mesazhet e panumërta për shtatzëninë e gruas sime. Një tjetër fëmijë, një tjetër bekim që më ka dhënë Zoti. I jam shumë mirënjohëse Zotit”, – tha ai.
Hulk ka tre fëmijë të tjerë nga martesa e mëparshme: Ian, 14 vjec, Thiago 12, dhe Alice 9 vjece. Romanca e tij me mbesën e gruas shkaktoi një skandal aq të madh sa Camilas iu desh të fshinte llogaritë e saj në mediat sociale pas sulmeve online dhe ofendimeve lidhur me lidhjen e saj me bashkëshortin e hallës së vet.