KreuCelebrity

Lajme aspak të mira! Meri Shehu bën parashikimin e yjeve për këtë javë!

Lajme aspak të mira! Meri Shehu bën parashikimin e yjeve për

Meri Shehu ka qenë e ftuar te “Rudina” këtë të hënë dhe, si çdo javë, ka bërë parashikimin e yjeve për shenjat e horoskopit.

Lajme aspak të mira! Meri Shehu bën parashikimin e yjeve për

Dashi - 1 yll

Çështjet ekonomike janë shumë të vështira ose ata e shpërdorojnë dhe nga kjo, vjen një vështirësi më e madhe më vonë. Edhe në fushën e ndjenjës vështirësohen; dëshpërimisht japin më shumë ose kushtëzohen dhe çdo gjë fillon e tkurret dhe nervozohet, e shkon në një moment jo shumë pozitiv për Dashët.

Demi - 3 yje

Kemi një lloj pozitiviteti mbas datës 28 sepse vendosen disa qëllime të qëndrueshme, disa aleanca të qëndrueshme dhe shoqëri të qëndrueshme, që për Demët deri diku do justifikojnë fundin e shkurtit për të arritur në një mars më të mirë. Por fillimi i javës është me ndarje, me debate, me çështje ekonomike të paqarta.

Binjakët - 3 yje

Do të kenë një fillimjave të favorizuar sepse ata duan të jenë më të lirë dhe ndoshta do të shpëtojnë nga ndonjë marrëdhënie që i ka rezistuar kohës dhe i ka futur në presion. Vërtet kanë qenë marrëdhënie të qëndrueshme, por vetë Binjakët për natyrën e tyre, janë ndjerë të burgosur në këtë marrëdhënie dhe thonë: “Shyqyr shpëtova ose u çlirova”. Mesi i javës është pak me trysni, ndërsa në karrierë do kenë një takim të rëndësishëm.

Gaforrja - 2 yje

Kanë shumë shpenzime ekonomike, por ndiejnë edhe tradhti nga një mik, nga një shok ose nga një qëllim që pretendohet të shkonte mirë, por nuk shkon mirë. Kështu që, duke u ndjerë të tradhtuar nga gjërat që ata besonin më shumë, psikologjikisht ndihen keq. Fillimin e javës do ta shikojnë si të shpenzuar ose si jo të menaxhuar mirë, të paktën në fushën e ndjenjave.

Luani - 1 yll

Shumë vështirë në lidhje me karrierën dhe me punën. Do shpenzojnë shumë nga ana ekonomike, për një investim që nuk do t’u dalë, ose investimet që kanë bërë nuk do japin shumë rezultat. Të paktën deri të mërkurën, shumë Luan do të ndihen në krizë investimesh ose në krizë vetëbesimi.

Virgjëresha - 2 yje

U duket sikur jeta i ka kushtëzuar ose i ka futur me një tunel dhe po detyrohen të bëjnë gjëra dhe nuk ndjehen optimist. Nganjëherë mund të jetë çdo gjë mirë dhe ti duke mos u ndjerë optimist, ndjehesh si i detyruar që të bësh gjëra që nuk të gëzojnë ty. Kujdes shëndetin, fillimi i muajit do të jetë shumë herë më e mirë.

Peshorja - 4 yje

Do fitojnë një çështje ekonomike pas shumë vitesh vuajtje, pengesa, vështirësish. Detyrim që i kanë të tjerët, ose nga një gjyq, nga një marrëdhënie e prishur bashkëpunimi, ose nga një divorc. Shumë Peshore do fillojnë të ndihen më në qejf dhe të marrin një revansh më të mirë, për të mos thënë që fillimi i muajit mund ta gjejë me një punë më të mirë.

Akrepi - 5 yje

Shumë Akrep do vendosin ose do të vënë veten e tyre për të marrë një vendim të rëndësishëm. Pikërisht ky vendim i rëndësishëm, del i suksesshëm dhe kryesisht, në fillim muaji, kemi marrëveshje shumë të mira, kontrata shumë të mira që shumë Akrep do t’i gjejë fillimi i marsit si një lulëzim pak para pranverës.

Shigjetari - 3 yje

Nuk do të shijojnë dot të bukurat e fillimjavës ose lirinë e tyre. Shigjetarët ndihen të detyruar të rrinë akoma në një mjedis familjarë që nuk do të donin, ose në një mjedis pune ku nuk do të donin. Megjithatë, megjithëse kjo trysni ekziston, Shigjetarët do të ndiejnë kënaqësi këto tre ditët e fundit. Nëse e kaloni sensin e masës, mund të shpenzoni gjëra të cilat nuk i keni dhe ju duhet t’i shlyeni më vonë.

Bricjapi - 1 yll

E kanë ndierë veten shumë të çorientuar këtë periudhë, sidomos në çështjet e tyre personale diçka ka shkarë, ose në çështje pune. Pavarësisht kësaj, themi që fillimi i marsit do t’i gjejë shumë mirë. Kështu që Bricjapët duhet të presin fillimin e marsit, pasi do t’i gjejë atje ku duhet: në vendin e duhur, në tokën e premtuar, në vendin e lulëzuar.

Ujori - 4 yje

E meritojnë! Edhe dashuritë, edhe shoqëritë, edhe ambiciet e mëdha, ndodhin tek ujori sepse aty janë planetët më të rëndësishëm në këtë periudhë. Ujorët, me Marsin dhe Afërditën, mund të lozin një strategji shumë të bukur dhe të manipulojnë Zeusin e madh.

Peshqit - 5 yje

I pret një fat i madh nga fundi i javës. Deri atëherë të shikojnë çfarë mund të rregullojnë ose si mund të rezistojnë sepse Saturni i ka kushtëzuar shumë marrëdhënien e tyre. Fundi i javës, fillimi i muajit, do t’i gjejë më mirë, më të stabilizuar edhe më me fat Peshqit, sikur do lindin me këmishë.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF