KreuCelebrity

Leonardo DiCaprio është fejuar me Vittoria Ceretti?!

Leonardo DiCaprio është fejuar me Vittoria Ceretti?!

Aktori hollivudian Leonardo DiCaprio dhe modelja italiane janë në lidhje që prej verës së kaluar dhe Vittoria tashmë ka takuar nënën e Leos. Në një pamje të fundit në restorantin e Los Angelosit të quajtur Yuca's, Ceretti u pa me një unazë, e cila i ngjason atyre të fejesës.

Leonardo DiCaprio është fejuar me Vittoria Ceretti?!

Kur çifti po bënte një porosi, Ceretti u pa duke vendosur krahun e saj rreth DiCaprios, moment i cili u fotografua edhe nga paparacët. Leo ka qenë i lidhur romantikisht me shumë gra gjatë gjithë jetës së tij, por Vittoria Ceretti duket se ia ka fituar zemrën.

Leonardo DiCaprio është fejuar me Vittoria Ceretti?!

Është e qartë se Leo preferon femra mjaft më të reja se ai dhe kufiri i tij është rreth mesit të viteve 20 për të, edhe pse aktori nuk i pëlqen shumë fakti që kjo gjë diskutohet.  Vittoria Ceretti është aktualisht 25 vjeç.

Leonardo DiCaprio është fejuar me Vittoria Ceretti?!

Është ende e paqartë nëse ai unaza është në të vërtetë një unazë fejese, por të dhënat tregojnë se kjo është pikërisht kështu. Hera e parë që ata u panë së bashku ishte verën e kaluar gjatë pushimeve në Ibiza, Spanjë. Që atëherë, çifti është parë disa herë së bashku si në Evropë ashtu edhe në Los Angelos. DiCaprio është takuar gjithashtu me familjen e Cerettit dhe ka bërë një takim mes të dy familjeve. Pra, një fejesë në këtë fazë nuk do të ishte çudi..

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF