Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë do të jetë i mbyllur për 4 vjet me radhë duke filluar nga data 15 mars 2024.
Arsyeja e kësaj mbylljeje është restaurimi i tij, i cili pritet të zgjasë deri në mars të 2028-s.
“Në kuadër të zbatimit të projektit ‘Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë’, Muzeu Historik Kombëtar do të jetë i mbyllur për vizitorët për periudhën 15 mars 2024 deri më datë 15 mars 2028”, thuhet në njoftimin që ka bërë faqja zyrtare e muzeut.
Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë është hapur më 28 tetor 1981. Ky muze ruan rreth 4 750 objekte, të cilat i përkasin periudhave të ndryshme kohore që nga mijëvjeçari IV para erës së re deri në gjysmën e dytë të shekullit XX dhe ka 8 pavijone.