Një vëmendje e madhe e publikut rrethoi lidhjen e tyre, e po kështu edhe lajmet se dyshja e njohur e showbizit shqiptar ishin ndarë. Por teksa kureshtja ishte mjaft e madhe për arsyet e ndarjes, e cila në fakt, nuk u konfirmua asnjëherë hapur nga asnjeri prej tyre, spekulime pati shumë, ndërsa postimet nga ana tjetër që të dy ata bëjnë në rrjetet sociale shihen me kujdes e merren edhe si reagim.
Këtë radhë Sara ka postuar një video në TikTok ku përdor një audio me anë të së cilës duket se tregon edhe mendimin e saj për lidhjet romantike pas ndarjes.
“Ju e doni njëri tjetrin apo jo? Oh sa bukur, kjo do të kalojë shpejt! Nuk mund t’i besoni askujt! Asnjëherë!”, thuhet në videon e postuar nga Sara, dhe komentuesit menjëherë kanë nxituar ta marrin si një aludim për arsyen që coi drejt ndarjes nga reperi, me të cilin ajo ka një vajzë, Blu Poem.