KreuCelebrity

Mes lotësh, Kylie Minogue rrëfen betejën e saj me kancerin e gjirit!

 Mes lotësh, Kylie Minogue rrëfen betejën e saj me kancerin e

Këngëtarja Kylie Minogue ka dhënë së fundmi një intervistë për CBS Neës dhe ka folur për betejën e saj me kancerin e gjirit, por edhe për traumën që i ka lënë vite pas diagnozës. “Përvoja e diagnostikimit me kancer do të jetojë tek unë. Ishte e vështirë, por ishte gjithashtu e mahnitshme”, u shpreh ajo.

Më tej Kylie deklaroi se pavarësisht se ia ka dalë ta kapërcejë, frika do të jetë gjithmonë aty për të. “Frika do të jetojë gjithmonë tek unë. Kjo betejë ishte gjithashtu e mahnitshme, sepse të bën të njohësh shumë mirë trupin tënd, dashurinë e atyre që të rrethojnë, aftësitë e tua.

Mes lotësh, Kylie Minogue rrëfen betejën e saj me kancerin e

Të gjitha këto gjëra. Unë këndoj për të përpunuar gjithçka. Unë shkruaj për të përpunuar gjithçka. Ndonjëherë, mendoj se jetoj për të performuar”, rrëfeu mes lotësh 55-vjeçarja.

Kujtojmë që këngëtarja Kylie Minogue u diagnostikua me kancer gjiri në vitin 2005, ndërsa ishte në mes të turneut të saj botëror.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF