Veprimi i Erjola Doçit ndaj Ilnisës, duke bërë hallvë ngjalli reagime shumë të forta në shtëpi, por si u prit ai jashtë “Big Brother”? Motra e moderatores tha ne Top Channel se i kanë kërcënuar edhe me jetë. Ajo u shpreh se veprimi i motrës së saj ishte thjeshtë një veprim figurativ, që lidhej me lojën dhe jo me Ilnisën si individ apo njeri.
“Ishte në mënyrë figurative, jo nga ana njerëzore, por nga ana e lojës. Nuk e kuptoj sepse kanë reaguar aq ashpër kur është brenda kuadrit të lojës. Nuk e di nëse e kanë përdorur këtë situatë. Nuk jam brenda Ilnisës, por mendoj se ajo e ka bërë më të madhe se duhet. Edhe ajo preku diçka te familja jonë, dhe Erjola u hakmor në thonjëza. Erjola kur është fut aty ka pasur mendime të ndryshme, pastaj është afruar aty me Julin dhe Ledionën. Ne si familje jemi ndjerë shumë të kërcënuar nga rrjetet sociale, nga njerëzit, na kanë shkruar. Unë nuk mendoj se është diçka ekstreme që të shkojë deri në ekstrem. Gjithë ky mllef për një veprim figurativ”, tha motra e saj.