KreuCelebrity

Ndarja e Sarës dhe Ledrit, rrëfehet miku i tij- flet nëse shkaku ka qenë Dafina Zeqiri”!

Ndarja e Sarës dhe Ledrit, rrëfehet miku i tij- flet nëse shkaku

Ndarja e tyre e papritur, i ka vendosur Ledri Vulen dhe Sara Hoxhen prej kohësh në qendër të vëmendjes së medias rozë. Dyshja zgjodhen të heshtin në lidhje me marrëdhënien e tyre, teksa ishte  menaxheri i këngëtarit Faton Shoshi qe tha se çifti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare dhe e vetmja gjë që i lidh tashmë është vajza, Poem Blu.

Ndarja e Sarës dhe Ledrit, rrëfehet miku i tij- flet nëse shkaku

Së fundmi, Shoshi ka qenë i ftuar drejtëpërdrejtë në një lidhje telefonike në emisionin “Pardon My French”, ku ka zbuluar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë mes çiftit. Ai tha që Sara dhe Ledri janë ndarë, teksa mohoi lajmet që ndarja e tyre është një vepër e krijuar nga Ledri për të tërhequr vëmendjen e publiku.

“Është diskutuar në rrjet dhe në media sociale dhe kanë dalë shumë zëra që qarkullojnë se ndarja e përfolur mes Ledrit dhe Sarës është një ‘vepër’ e krijuar prej tij. Nuk e di pse e kemi pasur nevojë për të bërë këtë vepër. Unë kur i shoh këto artikuj dhe këto gazetarë kur shkruajnë në emër dhe si e marrin guximin që të shkruajnë dhe po tregojnë histori po befasohem. Edhe unë jam i rezervuar kur flas për jetën private të Ledrit edhe të Sarës, por të flasë dikush i krahut të tretë…”.

“Përkundrazi nuk e dinë që unë me Dafinën e kam shumë mirë dhe e respektoj shumë dhe është një prej shtyllave shumë të forta që kam pasur në shoëbiz. Kam pasur një përkrahje që në fillim prej saj. E respektoj dhe e vlerësoj shumë edhe si artiste edhe si njeri dhe nuk ka shanse kurrë të bëj diçka kundër saj. Më ka dhënë shumë shtysë në fillim që të jem menaxheri që jam sot. Plus edhe diçka tjetër. I dashuri i Dafinës është shok i imi shumë i mirë që prej fëmijërisë, kemi raporte shumë të mira. Janë vetëm fjalë, unë Dafinën e shoh si pjesë të ekipit tonë”, rrëfeu menaxheri i Ledrit.

Sara vetë sakaq vazhdon te mos jape detaje nga kjo histori. Edhe ne momentin qe u pyet nga Ronaldo Sharka se "kur do të dilni në një reagim ti dhe Ledri për situatën tuaj”, ajo tha se "unë dhe Ledri do të bëjmë një reagim publik për situatën tonë kur të jemi gati. Do të themi çfarë të duam ne që ju të dini”. 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF