KreuCelebrity

Ndodh mrekullia? Michael Schumacher do të shfaqet në dasmën e të bijës!

Ndodh mrekullia? Michael Schumacher do të shfaqet në dasmën e

Qe prej aksidentit të tmerrshëm me ski në Alpet Franceze më shumë se dhjetë vjet më parë, Michael Schumacher ka mbetur ne ne gjendje vegjetative, e askush nuk e ka parë më në publik. Edhe pse shumë kanë hequr dorë nga shpresa se kjo do të ndodhë përsëri, mediat gjermane percjellin informacione të pabesueshme se Schumacher mund të shfaqet në dasmën e vajzës së tij këtë verë!

Ndodh mrekullia? Michael Schumacher do të shfaqet në dasmën e

Gina-Maria Schumacher do të lidhe kurore me të dashurin, Jan Bethke dhe është planifikuar një festë e madhe në Majorca, ku familja Schumacher ka një vilë. Pati fjale se familja e legjendes se Formula 1 mund te shiste vilën në Majorca për të vazhduar financimin e rikuperimit të Michael, megjithatë kjo nuk ndodhi. Dyshohet sakaq se ata e transferuan Michaelin nga vila në Zvicër në këtë ishull spanjoll ku ai i ka të gjitha kushtet për te rimarre veten serish. Por familja e tij mbetet tmerresisht hermetike ne lidhje me informacionet mbi gjendjen e tij, dhe askush nuk është plotësisht i sigurt se ku ndodhet tani. Pavaresisht kesaj, mediat gjermane besojnë se ai mund të shfaqet në dasmë e t`i befasoje keshtu te gjithe!

Po kështu, e përditshmja italiane “Corriere dello Sport” shton se Michael Schumacher ndodhet në vilën e përmendur në Majorca dhe se nuk do të jetë e nevojshme ta zhvendosen askund, pasi të ftuarit do të vijnë tek ai dhe ceremonia do të mbahet aty. 

Interesant është fakti se Corina Schumacher e bleu këtë pronë në vitin 2018 nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dhe më pas gjithçka u rimodelua në mënyrë që Michael të ketë praktikisht një “klinike private”, ku shoqërohet vazhdimisht nga stafi mjekësor për të monitoruar shëndetin e tij. Për momentin, nuk ka asnjë informacion zyrtar nëse Michael do të marrë pjesë vërtet në dasmë, pasi familja fsheh gjithçka, madje edhe atë - ndoshta deri në aktin e dasmës.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF