Lajmi se gazetari Drini Zeqo u largua nga ”BBVA3”, pas vetëm 4 ditësh brenda shtëpisë më të famshme në vend, bëri menjëherë xhiron e rrjetit. Në portale dhe rrjete sociale nisën edhe aludimet e kësaj ngjarje, dhe për këtë ka reaguar familja e tij nga llogaria zyrtare e gazetarit në Instagram.
”Njoftojmë të gjithë portalet që të mos krijojnë shqetësim te Drini dhe familjarë e tij. Familjarët e tij gëzojnë shëndet të plotë, njëkohësisht edhe Drini”, duke shtuar se së shpejti do të ketë një njoftim i dytë, por më pas postimi u fshi.
Gazetari u largua papritur dhe kjo u bë e ditur përmes një zarfi, të cilin e lexoi Julian Deda. “Vëlla i Madh dëshiron t’ju informojë se për shkak të një urgjence familjare, Drini Zeqo është detyruar të lërë shtëpinë. Ai është shumë mirënjohës për kohën që ka kaluar me të gjithë ju dhe ju uron sukses në rrugëtimin tuaj në vazhdim”.