Common dhe Jennifer Hudson me sa duket konfirmuan lidhjen e tyre në një pamje paraprake të episodit të së hënës të “The Jennifer Hudson Show”. Ndërkohë që aludimet për romancën e tyre kanë qarkulluar prej kohësh, Common zbuloi se ai është duke u takuar me Hudson gjatë një shkëmbimi flirtues në shfaqjen e Hudson.
-
Arrestohet ylli i popit, Samantha Fox!
23 Janar, 09:33
Aktorja prezantoi Common dhe i tha, “Tani, ne duhet të fillojmë, zoti Common. Unë jam prezantuese dhe kështu duhet t’ju bëj këtë pyetje ‘sepse të gjithë duan ta dinë gjithmonë këtë – a po dilni me dikë?”.
“Unë jam në një marrëdhënie me një nga n më të bukur që kam takuar ndonjëherë në jetë”, tha ai. “Ajo është e zgjuar dhe e talentuar. Por unë kisha shumë pritshmëri. Ajo duhej të fitonte një Oscar në filmin e saj të parë. Kisha pretendime. Ajo duhej të kishte talk show-n e saj”.
Pasi u skuq nga përgjigjja e Common, Hudson thjesht tha: “Oh, në rregull”, përpara se të buzëqeshte. Ai më pas e pyeti nëse ajo po dilte me dikë dhe Jennifer deklaroi se ishte “shumë e lumtur” në marrëdhënien e saj.
Aludimet për romancën e tyre filluan në shkurt të vitit 2022, kur ata u panë së bashku në Filadelfia dhe qytetin e tyre të lindjes, Chicago.
Hudson është nëna e djalit David Daniel Otunga Jr., 14 vjeç, të cilin e ndan me ish-të fejuarin e saj, David Otunga. Ndërkohë, Common më parë ka qenë i lidhur me Serena Williams, Taraji P. Henson dhe Tiffany Haddish.