Aktorja Olta Gixhari veç talentit në aktrim, ka spikatur gjithmonë për pamjen e saj. Ajo është padiskutim një nga vajzat më të bukura shqiptare.
Gixhari ka qenë kryefjalë e mediave pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP”, më pas anëtare jurie në “Dancing with the Stars”, e së fundmi ajo mesa duket po bëhet gati për një tjetër projekt shumë të bukur.
Lajmin e ka dhënë vetë aktorja me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram, teksa ka publikuar disa foto të realizuara në atelienë e stilistes së njohur Enada At’Nikolla.
“Mos flas për masat ose më mirë të them përmasat që trupi im ka marrë, por po them që një projekt i bukur po gatuhet”, ka shkruar aktorja.
View this post on Instagram
Mbetet për t’u parë se ç’plan ka aktorja dhe ku do ta shohim së shpejti.. ajo që dihet është se Olta Gixhari, e cila është shtatzënë në pritje të një vajze, nuk zhgënjen asnjëherë..