Graciano Tagani e nderpreu rrugëtimin në Big Brother VIP Albania 3. Balerini nuk arriti dot t’i shpëtonte nominimit mes Eglës, Romeos, Ilnisës, Meritonit dhe Rozës.Ai u largua nga shtepia e famshme pa takuar asnje nga banoret. Përgjatë qëndrimit në BBVA, Graciano u bë pjesë e shumë debateve ku ndër to u veçua hapja e kutisë së pandorës, ku ai mori hak ndaj kundërshtarit të tij, Romeos, duke e çuar në një televotim me të dashurën e tij, Heidi Baci, dhe mikun e ngushtë, Elvis Murtajn.
I pyetur nga opinionisti i programit, Arbër Hajdari, se cilin nga konkurrentët aty shikonte si fitues të BBV, Tagni u shpreh se padiskutim Jul Deda meriton ta fitojë këtë edicion të tretë të formatit.
Arbri: Sipas mendimit tënd kush e fiton Big Brother?
Graciano: Është shumë herët për ta thënë, por loja e Julit është e rafinuar shumë.
Arbri: Juli domethënë?
Graciano: Deri tani mendoj se loja e Julit është në shina dhe shumë e kontrolluara.