KreuCelebrity

'Oppenheimer' dominon nominimet për çmimet Oscar!

'Oppenheimer' dominon nominimet për çmimet Oscar!

“Oppenheimer”, filmi biografik për krijuesin e bombës bërthamore, J Robert Oppenheimer nga regjisori Christopher Nolan, ka dominuar nominimet për çmimet Oscar, duke u nominuar në 13 kategori. Aktori Chillian Murphy, u nominua në kategorinë e aktorit më të mirë. Murphy, që portretizon rolin kryesor, fitoi nominimin e parë për Oscar, së bashku me Emily Blunt që është nominuar në kategorinë për aktoren më të mirë.

'Oppenheimer' dominon nominimet për çmimet Oscar!

Ndërsa, Robert Downey Jr është nominuar në kategorinë e aktorit më të mirë në rolin dytësor, thote REL. “Oppenheimer” është nominuar edhe për filmin më të mirë, dhe regjisori Nolan fitoi nominimin e dytë për regjisorin më të mirë.

Në të njëjtën kategori është nominuar edhe regjisori britanik, Jonathan Glazer për filmin “The Zone Of Interest”, që flet për një familje gjermane që kishte jetuar afër kampit të përqendrimit në Aushfic. Komedia “Poor Things” është nominuar në 11 kategori, përfshirë edhe atë për filmin më të mirë. Por, edhe aktori në këtë film Mark Ruffalo është nominuar në kategorinë e aktorit më të mirë dytësor, dhe Emma Stone në kategorinë e aktores më të mirë.

Filmi dokumentar “20 Days in Mariupol” i Associated Press ka fituar nominim në kategorinë e dokumentarit më të mirë. Ky film flet për rrethimin e qytetit ukrainas pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrianës. Ndarja e çmimeve Oscar do të mbahet më 10 mars.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF