Motra e Inis dhe Ingrid Gjonit, Ilda, ka humbur jetën këtë 25 dhjetor. Pas humbjes së saj, vajza e saj Anna Lika, ka prekur me fjalët që ka shkruar për nënën e saj të ndjerë.
“Më këpute shpirtin moj mami. Dua të jetë një ëndërr e keqe. Nuk e di a ta thashë dot mjaftueshëm që të dua. Të mori Zoti në ditën më të shenjtë që ti të jesh engjëlli jonë. 'Ne' përgjithmonë”, ka shkruar ajo.
Ilda ishte nënë e 3 fëmijëve, dy vajzave dhe një djali. Lajmi i trishtë si fillim u dha nga ish-banori i Kafazit të Artë, Beni Kasemi, i cili në një postim në Instagram, shkroi, “Pusho në paqe o shpirt i bukur!”.
Po ashtu edhe miku tjetër i motrave Gjoni, Xhani Demika ka ndarë një postim me foton e së ndjerës dhe krah saj shkruan,
“Ah moj Ilda Gjoni m’ke këput shpirtin, më ke mërzitur shumë. Po ti ke qenë gjithmonë pozitive me zemër të madhe dhe nuk e mendoja kurrë që njerëzit e mirë dhe të dashur Zoti i donte pranë vetes. Nuk kam fjalë të përshkruaj dhimbjen dhe mërzinë për ty Ilda. Nuk doja kurrë që këto fjalë t’i shkruaja për ty sepse nuk ka fjalë. Ti do të ngelesh gjithmonë në zemrat tona dhe do të ngelesh gjithmonë shembull, si një mami dhe teze perfekte. Do na mungosh shumë”, ka shkruar ai.