KreuCelebrity

Pas kërkesës ndaj fansave; Hailey Bieber e inatosur me babanë e saj!

Pas kërkesës ndaj fansave; Hailey Bieber e inatosur me babanë e

Stephen Baldwin u ka kërkuar fansave të luten për vajzën e tij Hailey dhe dhëndrin Justin Bieber, duke nxitur aludimet për gjendjen e martesës së çiftit. Në një Instastory të ripostuar të hënën, aktori 57-vjeçar ndau një video të Justin duke kënduar, e postuar fillimisht nga themeluesi i All Things Possible Ministries, Victor Marx.

Marksi u ka bërë thirrje të krishterëve të luteshin për çiftin, duke kërkuar mençuri, mbrojtje dhe një marrëdhënie më të ngushtë me Zotin për Hailey dhe Justin. Kjo gjw duket se ka inatosur Hailey Bieber. Burime pranë themelueses së Rhode Skin i thanë TMZ se çifti i ri aktualisht po kalon një çështje familjare “private”, për të cilën Stephen Baldwin është në dijeni.

Pas kërkesës ndaj fansave; Hailey Bieber e inatosur me babanë e

Marksi përmendi se gruaja e tij dhe nëna e Hailey-t, Kennya Deodato Baldwin, shpesh luten së bashku për çiftin, duke pranuar sfidat që vijnë me statusin e tyre dhe luftën shpirtërore me të cilën mund të përballen.

Disa fansa mendojnë se ata po përballen me vështirësi për të pasur një fëmijë, ndërsa të tjerë spekulojnë për çështje të shëndetit mendor, duke marrë parasysh betejat e kaluara të Justin me shëndetin mendor dhe historinë e shqetësimeve shëndetësore të Hailey, duke përfshirë një goditje të vogël në 2022.

 

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF