KreuCelebrity

Princi Leka dhe Elia Zaharia drejt divorcit! Si ndahet pasuria?

Princi Leka dhe Elia Zaharia drejt divorcit! Si ndahet pasuria?

Princ Leka dhe Elia Zaharia njoftuan zyrtarisht divorcin në rrjetet e tyre sociale, pas më shumë se 7 vitesh martesë. Ata konfirmuan se çifti do të nisë procedurat e divorcit, pasi martesa tashmë e kishte humbur funksionin e saj.

Princ Leka do të vijojë procedurat e divorcit, sipas legjislacionit shqiptar. “Kjo është një ngjarje e re për Shqipërinë. Por pavarësisht situatës së protokollit të tyre ata do t’i drejtohen instrumenteve ligjorë që funksionojnë në shtetin e Shqipërisë, siç është gjykata. Para se të shkojnë të gjykata nëse kanë dakordësi me njëri-tjetrin, shkojnë me një akt marrëveshje te noteri që shprehin vullnetin e tyre si do të ndajnë pasurinë e vënë pas martesës dhe përgjegjësinë prindërore të fëmijës.

Princi Leka dhe Elia Zaharia drejt divorcit! Si ndahet pasuria?

Nëse kanë zgjedhur këtë mënyrë, është më e thjeshtë dhe procedura zgjat më pak. Nëse i drejtohen gjykatës secili në hesap të vet, atëherë do të vijojnë me procedurat gjyqësore që nis me seancën e parë që është ajo e pajtimit, gjyqtari është i detyruar të respektojë kodin e familjes”, është shprehur avokati Bledar Meminaj.

Me nisjes e divorcit, çifti do të bjerë dakord edhe për ndarjen e pasurisë dhe avokati Bledar Meminaj sqaron atë që parashikon ligji. “Pasuritë janë ato që vendosen gjatë regjimit martesor, nuk përfshinë pasuritë që janë të trashëguara. Nuk përfiton partneri nga pasuritë e trashëguara. Të gjitha pasuritë, jo vetëm në rastet mbretërore por edhe në rastet e thjeshta, që janë vendosur para lidhjes së martesës, janë pasuri vetjake".

Princi Leka dhe Elia Zaharia drejt divorcit! Si ndahet pasuria?

Kujtojmë që Princ Leka dhe Elia Zaharia janë prindër të një vajze. Avokati sqaron se kujdestaria e Princeshës Geraldinë, sipas ligjit, i takon nënës, ndërkohë që babai ka detyrim financiar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF